Është koha e Shqipërisë territoriale…Dosjet janë bërë gati

Nga Spartak Ngjela105 vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë çeli derën e Shqipërisë territoriale.Gëzuar!Filloi në Maqedoni procesi i arrestimit të korrupsionit dhe histerisë antishqiptare.Sot u arrestua ministri i Brendshëm. Në këtë rrugë është edhe ish kryeministri Gruevski: këta janë dy antishqiptarët e mëdhenj kundër gjuhës shqipe në Maqedoni.Edhe procesi i të drejtës së Çamërisë sapo ka nisur, do ta dëgjoni.Sot shqiptarët janë me dy shtete në Ballkan, dhe procesi po ecën drejt territoreve të tjera shqiptare. Vetëm shqiptarët e garantojnë interesin amerikan në Ballkanin Perëndimor.Politika amerikanë po e çon deri në fund angazhimin e saj për të drejtat e shqiptarëve.Shqipëria territoriale tani ka kohën e vet; ajo është rreth 70 mijë km2 sot. Dhe kudo po flitet shqip.Bashkimi shqiptar është tani kusht historik , por pengesa kryesore e kësaj politike amerikane është korrupsioni shqiptar.Shpejt fillon dhe në Tiranë pastrimi antikorrupsion i politikës së lartë dhe i organeve të drejtësisë.Dosjet janë bërë gati.Angazhimi amerikan për shpëtimin e shqiptarëve nga shtypja genocidialë në territoret shqiptare të pushtuara, dhe nga korrupsioni në Shqipëri është i pakthyeshëm.Arbëria do shkojë domosdoshmërisht të kufijtë e saj territorialë.Ky është kusht historik i pashlyeshëm sot.Prisni dhe shikoni!Gëzuar të gjithëve festën e madhe të pavarësisë.Qëndrimet e autorit janë personale, nuk paraqesin vijën editoriale të NOA.al

Back to top button
LAJMET E FUNDIT