Blick: U falemi dy shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, ëndërrojmë nga lart!
Një prej mediave më të mëdha zvicerane, Blick, ka falënderuar dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, për performancën në fitoren ndaj Serbisë.Dy superyjet shqiptarë ishin të pakapshëm në pjesën e dytë të takimit që u zhvillua në Kaliningrad.Dhe, një prej mediave më të mëdha zvicerane, Blick, ka pasur një titull falënderues për shqiptarët.“Kombëtarja e ka kualifikimin në fazën e eliminimit direkt në duart e veta”, fillon titulli.Për të vazhduar: “U falemi dy shqiponjave Xhaka dhe Shaqiri, ëndërrojmë nga lart”.Në Zvicër po festojnë çmendurisht fitoren e cila i vë në pozitë ideale për t’u kualifikuar nga ky Kampionat Botëror dhe mediat po falënderojnë shqiptarët për kontributin.Zvicra mund ta vulosë kualifikimin ndaj Kosta Rikës më 27 qershor./ZgjohuShqiptar.info