Martohet “vajza më e bukur në botë”!

Tylan Blondeau, modelja franceze 25-vjeçare që dikur u cilësua si “vajza më e bukur në botë”, është martuar me partnerin e saj në një ceremoni të zhvilluar në Paris.

Për ditën e veçantë, Blondeau zgjodhi një fustan nusërie elegant të bardhë me pelerinë. Ajo i kishte mbledhur flokët në një topuz të ulët dhe elegant, ndërsa grimin e mbajti të lehtë dhe natyral.

Nga ana tjetër, dhëndri u shfaq me një kostum blu të errët, këmishë të bardhë dhe flokë të krehur mbrapa me xhel.

Blondeau dhe partneri i saj prej tetë vitesh, sipërmarrësi Benjamin Attal, mbërritën së bashku në vendin e ceremonisë me një Porsche 356 Speedster. Të ftuarit i pritën jashtë ambientit, duke i përshëndetur dhe duke fotografuar momentin.

Në mars të këtij viti, Tylan Blondeau kishte bërë publik fejesën përmes Instagramit. Ajo ndau disa foto romantike nga udhëtimi i tyre dhe shkroi: “I thashë ‘po’ mikut tim më të mirë.”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT