Rama u përgjigjet studentëve: Puna për Paktin për Universitetin vijon

Dy ditë më parë studentët protestuan te Korpusi duke akuzuar qeverinë për mashtrim, pasi sipas tyre nuk ka zbatuar pikat e Paktit për Universitetin.
Në lidhje me këtë, ka reaguar edhe kryeministri Edi Rama. Ai sot ka publikuar një video në Facebook, krahas së cilës shkruan se vijon puna në kantieret e Paktit për Universitetin. Së shpejti, thotë Rama do të fillojë edhe gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës.
“Mirëmëngjesi nga puna që vijon në kantieret e Paktit për Universitetin, sot Ju uroj një ditë të mbarë me konviktin e vajzave të Universitetit ‘Ismail Qemali’ në Vlorë, teksa së shpejti starton gara për Kampusin e Madh të Universitetit të Tiranës”, shkruan Rama në postim.