“Politika të mos japë mend, por të bëhen bashkë, koronavirusi i vret të gjithë njësoj”

Rudina Xhunga

Koronavirusi dhe paniku i përhapur te qytetarët ishin në fokus të bisedës me gazetaren Rudina Xhunga, e cila ishte sot e ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në Neës24. Xhunga vuri theksin se në mes të gjithë paniku që na ka kapur, të paktën si pas tërmetit duhet të dëgjojmë specialistët, pasi janë ata që na vrasin frikën, u shpreh Xhunga.

E ke ndjerë panikun?

Patjetër, jemi të përfshirë të gjithë. Ndikohemi emocionalisht. Kur u dha mesazhi zanor, thash ok, presim reagimin e MSH, për të qenë e sigurtë. Shteti duhet të reagojë në raste të tilla, me ata që panikosin njerëz. Ishte veprim i dënueshëm veprimi i shkollës që u mbyll, s’mund të mbyllësh shkollën me vendimin tënd, duke panikosur fëmijët dhe për ta hapur kërkon lejen e ministrisë. Shkollat mund të mbyllen, nëse vjen koronavirusi, por dikush duhet të vendosë.

Dy gjëra kam kuptuar, në këto raste si pas tërmetit ashtu edhe tani,  nevojën e madhe për specialistë, dhe shteti i mirë apo i keq te shteti shkojmë tek e fundit. Pra, u shtoftë vëmendja ndaj nevojës për të forcuar shtetin dhe publiken.

Ka akuza që qeveria duhet të ishte përgatitur më parë, si po e menaxhon qeveria këtë situatë ?

Unë gëzohem që Ministria e Shëndetësisë është e angazhuar për të ndalur koronavirusin. Besoj te shteti kur kam një nevojë në çdo lloj momenti, nga kushdo qoftë ai që e drejton atë.  Shoh edhe deklarata politikanësh, por do i thosha Metës, Bashës, Ruçit, Ramës, kujdo zoti e zonje në këtë vend: Bëhuni bashkë sepse ai nuk bën dallime, nuk do t’ia dijë a ka të drejtë Dvorani apo Meta, Koronavirusi i vret të gjithë. Ndaj është moment i mirë për të mos dhënë mend në televizion, sepse mund të hedh unë helm sa të duash në portal e të bëj para me ca klikime, po c’i dua nëse më vjen koronavirusi në shtëpi. Ndaj e mira është të bashkohen, kjo do na gëzonte më shumë.

Këshillat nga OBSH, sa të zbatueshme i shihni te qytetarët ?

Do isha dakord në momentin që po të isha duke drejtuar ndonjë emision do thosha më mësoni si të lajmë duart. Të flasim për gjërat e thjeshta. Dje një vajzë që drejton një klinikë të njohur më tregoi se shkonin dhe i kërkonin, kam prekur një kinez ca të bëj.

Ndaj unë mendoj se media duhet të përqendrohet në tre shtylla: të bëhemi njerëzor, të intervistojmë profesionistë dhe te besojmë të shteti.

Flitet për autokarantinën për njerëzit e dyshuar… Si e ke parë situatën?

S’di çfarë të them. Tani po dëgjojmë për një lloj karantinimi tjetër, po karantohet një qytet. Nuk besoj te ky autokarantimi në shtëpi. Gazetarët duhet të jenë kritikë, të flasin, por jo të mallkojnë dhe sulmojnë. Nuk është momenti të zihemi tani për ku është karantina. Uroj mos t’i ndodhë ndonjë gazetari të raportojë live nga karantina.

Është sulmuar situata politikisht?

Kjo është normale. Jemi një popull jo krejt urban, ne shfrytëzojmë çdo gjë për politikë. Por nuk ndodh vetëm këtu, në Kinë ka probleme, Italia ka probleme të forta. Koronavirusi nuk pyet për ndarje politike, është koha të bëhemi bashkë. Ne jemi shumë pak për t’u ndarë.

Po zërat që flasin se mund të kenë raste, por mbahen të fshehta?

Dua ta besoj që nuk kanë pse të na gënjejnë. Problemi është pse duhet ta fshehim, ku i çuan? I vranë?/bw

Back to top button
LAJMET E FUNDIT