DALIN PAMJET/ Momenti kur autori i maskuar i zë pritë dhe dhunon drejtorin e AKU-së në Shkodër, Ramir Haderi bie përtokë

Newsbomb ka siguruar pamjet nga momenti i rëndë kur drejtori i Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në Shkodër, Ramir Haderi, është sulmuar nga një person i maskuar në qytetin e Shkodrës.
Në video shihet momenti kur autori i afrohet Haderit dhe e godet me sende të forta, duke e lënë të plagosur në zonën e kokës. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 21 majit, në lagjen “Fahri Ramadani”, teksa drejtori i AKU-së po lëvizte i vetëm.
Si pasojë e sulmit, Ramir Haderi ka pësuar çarje në pjesën e vetullës dhe është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Shkodrës, ku ka marrë ndihmë mjekësore dhe po i nënshtrohet kontrolleve të mëtejshme.
Burime bëjnë me dije se autori ka qenë i maskuar dhe pas sulmit është larguar menjëherë nga vendngjarja. Deri më tani ai nuk është identifikuar, ndërsa policia po vijon me hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.