BE i ndërpret fondet Serbisë, Marta Kos: Nuk do të ketë më para për ju derisa të rregulloni problemet e gjyqësorit

Një vendim rrufe ka ardhur së fundmi nga Bashkimi Evropian për Serbinë. Brukseli ka vendosur të pezullojë pagesat e mbështetjes financiare për Beogradin në kuadër të Planit Evropian të Zhvillimit. Lajmi u bë publik nga Komisionerja Evropiane për Zgjerim, Marta Kos, e cila theksoi se masa vjen si pasojë e problemeve serioze të konstatuara në sistemin gjyqësor serb.

Sipas saj, fondet do të mbeten të ngrira deri në momentin kur autoritetet në Beograd të adresojnë dhe korrigjojnë mangësitë që lidhen me funksionimin dhe pavarësinë e drejtësisë.

“Në këtë pikë kemi pezulluar të gjitha pagesat për Serbinë sipas planit të zhvillimit, pasi po shohim sërish pengesa në sistemin gjyqësor. Derisa kjo situatë të ndryshojë, vendi nuk do të mund të përfitojë nga mbështetja financiare e BE-së,” deklaroi Kos.

Ky zhvillim vjen në një moment delikat, kur brenda institucioneve evropiane po zhvillohen diskutime intensive mbi ecurinë e Serbisë në rrugën drejt integrimit dhe mbi vazhdimin e ndihmës financiare për këtë vend.

Ndërkohë, raportime të mëhershme nga mediat sugjerojnë se Brukseli po shqyrton edhe një hap tjetër drastik, bllokimin e rreth 1.5 miliardë eurove ndihmë për Serbinë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT