Terrorizoi qytetarët me hanxhar, Policia e Shtetit reagon për ngjarjen te Rinasi: Autori, është fushëkrujs, po e kërkonim prej kohësh (EMRI-DETAJE)

Policia e Shtetit ka reaguar lidhur me ngjarjen e regjistruar një ditë më parë në rrethrrotullimin e Rinasit, ku një shtetas përplasi tre automjete dhe më pas me hanxhar në duar terrorizoi kalimtarët.

Përmes një njoftimi zyrtar Policia ka bërë me dije mesditën e kësaj të premte, mbi 10 orë pas ngjarjes së ndodhur, duke njoftuar se autori i kësaj ngjarje ka rezultuar të jetë një person me rrezikshmëri të lartë dhe i shpallur në kërkim më herët nga autoritetet.

Sipas autoriteteve mësohet se 34-vjeçar i identifikuar si Fatjon Maloku fillimisht ka përplasur me automjetin që drejtonte në rrugën e Rinasit, 3 automjete, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas, ka shkuar në një lokal në zonë, ku ka marrë një mjet prerës (hanxhar), me të cilin ka kanosur qytetarë, si dhe ka dëmtuar 1 automjet dhe celularin e drejtuesit të tij.

Gjatë shoqërimit në Polici ky shtetas i cili ka qenë i shpallur në kërkim për veprën penale “Largim i të burgosurve nga vendi i qëndrimit”, ka kundërshtuar me dhunë efektivët.

“Ky shtetas është neutralizuar fillimisht nga shërbime të Forcave Detare të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët po qarkullonin në këtë aks rrugor dhe më pas kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilët kishin marrë njoftimin për të shkuar në vendngjarje”, thuhet më tej në njoftimin e Policisë.

Njoftimi i Policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7, në përfundim të veprimeve të para hetimore, arrestuan shtetasin F. M., 34 vjeç, banues në Fushë Krujë. 

34-vjeçari dyshohet se fillimisht ka përplasur me automjetin që drejtonte në rrugën e Rinasit, 3 automjete, me pasojë vetëm dëme materiale. Më pas, ka shkuar në një lokal në zonë, ku ka marrë një mjet prerës (hanxhar), me të cilin ka kanosur qytetarë, si dhe ka dëmtuar 1 automjet dhe celularin e drejtuesit të tij. Gjatë shoqërimit në ambientet e Policisë, shtetasi F. M. ka kundërshtuar me dhunë, efektivët. Nga verifikimet e kryera më tej, rezultoi se 34-vjeçari ishte aktualisht në kërkim, për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. 

Shtetasi F. M. është neutralizuar fillimisht nga shërbime të Forcave Detare të Ministrisë së Mbrojtjes, të cilët po qarkullonin në këtë aks rrugor dhe më pas kanë ndërhyrë shërbimet e Policisë, të cilët kishin marrë njoftimin për të shkuar në vendngjarje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT