Reagon Austrian Airlines: Asnjëherë më transferta parash nga Tirana

Pas zbardhjes së dinamikës së grabitjes mbi 10 milionë Euro në Aeroportin e Rinasit ka reaguar edhe kompania “Austrian Airlines”.
Me anë të zëdhënëses Tanja Gruber u bë i ditur lajmi se kjo linjë nuk do të ketë me tranferta parash nga Tirana për në kryeqytetin e Austrisë.
“Grabitja ndodhi kur sasia e parave po ngarkohej në avionin e linjës Tiranë-Vjenë. Nuk do të ketë më transferta parash nga Tirana për në Vjenë”, – tha mes tjerash ajo, shkruan “The Guardian”.
Avioni i linjës u nis me tre orë vonesë, ndërsa autorët morën sasinë e parave duke u arratisur.
Njëri prej tyre mbeti i vrarë gjatë shkëmbimit të zjarrit me Policinë, ndërsa dyshohet se trupi i pajetë i përket Admir Murataj, emër ky shumë i njohur për policinë shqiptare dhe atë greke.