EMRI/ Dubai sjell në pranga kuksianin me dy identitete, ishte i kërkuar për dy akuza dhe me masë nga Gjykata! (FOTO)

Dubai ka sjellë sot nën pranga nga Emiratet e Bashkuara Arabe një të kërkuar nga drejtësia shqiptare për dhunë në familje dhe armëmbajtje pa leje.

I ekstraduari është Bamir Halili (Axhami), nga Kukësi, 30 vjeç.

Interpol Tirana konfirmoi sot operacionin (5 shtator) në bashkëpunim intensiv me homologët në Emiratet e Bashkuara Arabe, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.

“Si rezultat i koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasit B. (H.)(A.), 30 vjeç, lindur në Kukës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Rezulton se ai ishte në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”, për veprat penale “mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “dhuna në familje”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT