Serbët tradhëtohen sërish, futbollisti rus pozon duke bërë shqiponjën

Tema kryesore në sportin e futbollit është Kupa e Botës dhe shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit.Dy lojtarët shqiptarë të cilët shënuan ndaj Serbisë, festuan golat e tyre duke bërë shqiponjën – gjë kjo që shkaktoi shumë bujë në mediat botërore, shkruan GazetaBlicMirëpo mediat botërore kanë postuar një fotografi tjetër e cila ka marrë mijëra shpërndarje për pak minuta.

Futbollisti rus, Fedor Smolov ka pozuar për faqen zyrtare të FIFA-s, por ajo që ka shkaktuar ‘trazira’ është se lojtari shihet duke bërë simbolin e shqiponjës.Kuptohet se kjo fotografi është bërë para se të fillonte kampionati botëror, por pas temës aktuale të shqiptarëve kjo fotogarfi ka filluar të shpërndahet jashtëzakonisht shumë.

Vlen të ceket se FIFA u mor me festimet e Xhakës dhe Shaqirit, ku edhe i dënoi me nga 10 mijë euro, pasi sipas tyre ishte provokim politik ndaj kundërshtarëve./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT