Skënder Hita me urdhra të PRERË! Rokadë në Policinë e Shtetit, firmosen 40 ndryshime, i beson oficerit të karrierës postin e rëndësishëm (EMRAT)

Kryepolici i ri Skënder Hita ka nisur detyrën e tij me “fshesë në duar”. Gjatë ditës së mërkurë, ai ka firmosur rreth 40 ndryshime në strukturat e Policisë në të gjithë vendin, duke sinjalizuar një qasje të menjëhershme reformuese dhe një riorganizim të thellë në nivelet drejtuese.
Ai ka ndërmarrë një valë lëvizjesh në poste kyçe, nga veri në jug, me qëllim rritjen e efikasitetit dhe forcimin e strukturave të sigurisë.
Burime për mediat bëjnë me dije se Andi Banushi është caktuar zëvendësdrejtor në Policinë e Elbasanit, duke zëvendësuar Krenar Guçen, i cili është transferuar në detyrën e shefit të rendit në Përmet.
Ndryshime të rëndësishme janë bërë edhe në drejtimin e komisariateve. Alfred Cenaj është emëruar shef i Komisariatit nr. 2, ndërsa Gerald Toska ka marrë drejtimin e Komisariatit të Fierit. Po ashtu, Erdit Rreçeku është caktuar në krye të Komisariatit të Peqinit, një vendim që vjen pak ditë pas shkarkimit të zinxhirit komandues në këtë strukturë.
Riorganizimi prek edhe sektorin e hetimit të krimit. Dritan Muça është emëruar zëvendësdrejtor për hetimin e krimit në Vlorë, ndërsa Dritan Malaj do të mbajë të njëjtin post në Berat. Këto lëvizje synojnë forcimin e luftës kundër kriminalitetit dhe rritjen e performancës në hetime.
Një zhvillim i veçantë është edhe emërimi i oficerit të karrierës Islor Islami, i cili vetëm një ditë më parë dha dorëheqjen nga posti i drejtorit të Policisë së Lezhës. Ai tashmë do të ushtrojë detyrën e shefit të sektorit në mbështetjen hetimore të krimit të organizuar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë.