Një 55-vjeçar gjendet i pajetë në rrugë, dyshimet e para të Policisë

Një person është gjetur i pajetë në fshatin Savër në Lushnjë mëngjesin e sotëm. Viktima është identifikuar si shtetasi S.Malia, rreth 55 vjeç.

Sipas informacioneve paraprake, trupi i pajetë është konstatuar nga banorët e tjerë të fshatit mëngjesin e sotëm, të cilët kanë njoftuar menjëherë policinë.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe urgjencës spitalore të cilat kanë nisur veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Paraprakisht dyshohet se shkak i vdekjes ka qenë konsumimi i tepërt i pijeve alkoolike, megjithatë trupi i pajetë është transportuar për ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore, ndërsa pritet konfirmimi zyrtar i shkakut të vdekjes.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT