“Pse Zogu I dhe jo Skënderbeu III?”, përgjigjja u shkrua në gazetën franceze në vitin 1928
Nga Aurenc BebjaNë gazetën franceze “Le Gaulois”, botuar të mërkurën e 5 shtatorit 1928, në faqen e saj numrin 2, gjejmë një shkrim të sjellë nga gazetari me inicialet R.C., i cili shtron pyetjen se përse Ahmet Zogu mori titullin Zogu i I-rë dhe jo Skënderbeu i III-të.Sigurisht që francezi e ka sqaruar këtë mister duke sjellë për lexuesin përgjigjen në vijim:“Na telegrafojnë nga Roma se në Napoli ekzistojnë dy familje Kastrioti Skënderbeu, pasardhës të heroit legjendar Gjergj Kastrioti, i thirrur ndryshe nga turqit Skënder bej, i njohur në të gjithë Lindjen si Skënderbeu në një fjalë të vetme dhe të transformuar nga shqiptarët në Skanderbeg.Këto dy familje janë ato të Gjon Kastriotit Skënderbeut, markezit të Anletta-s, dhe Filip Kastriotit, baronit të Castellucccio-s.Kur u pyetën, ata deklaruan se nëse mbreti i ri i Shqipërisë do të merrte titullin Skënderbe, ata do të kishin paraqitur një ankesë në gjykatë, duke e ditur se titulli “Skënderbe” u përket në mënyrë ekskluzive atyre.Shkresa shton se shumë koloni shqiptare në Siçili, Kalabri dhe Zara e kanë njohur mbretin e ri dhe se krerët e tyre i kanë dërguar atij telegrame urimi.Ka mes 80 000 apo 90 000 shqiptarë që jetojnë aty prej dy shekujsh. Ata kanë ruajtur gjuhën dhe zakonet e tyre, duke qenë në të njëjtën kohë qytetarë të shkëlqyer italianë.Ne e dimë se Crispi ishte me origjinë shqiptare, pasardhës i një familje që ka emigruar në Siçili para dy ose tre shekujsh”./Blogu © Dars (Klos), Mat – Albania