Do të dëshmonte për UFO-t para Kongresit por u gjet i vdekur një vit më parë! DETAJE të reja nga rasti i ish-anëtarit të Forcave ajrore të SHBA-së

Matthew James Sullivan, veteran 39-vjeçar i Forcave Ajrore Amerikane, u gjet i vdekur një vit më parë vetëm disa muaj para se të dëshmonte para Kongresit në lidhje me programet sekrete qeveritare që lidhen me UFO-t. E tashmë rrethanat e vdekjes së tij kanë ngritur alarm politik.

Bazuar në ekzaminimin mjekoligjor të bërë pas vdekjes  së tij më 12 maj 2024, vdekja e tij iu atribuua një “mbidoze aksidentale” nga një kombinim i alkoolit dhe ilaçeve, duke përfshirë Alprazolam, relaksues muskujsh dhe antidepresivë.

Përfaqësuesi Eric Burilson e quajti rastin “jashtëzakonisht shqetësues” dhe bëri thirrje që FBI të ndërhyjë duke përmendur implikime të mundhsme të sigurisë kombëtare.

Në një letër drejtuar drejtorit të FBI-së, Kash Patel, thuhet se “rrethanat e papritura dhe të dyshimta të vdekjes ngrenë pyetje serioze, veçanërisht ndërsa Sullivan po përgatitej të dëshmonte para Kongresit”.

Nga ana tjetër FBI, nuk komentoi konretisht për rastin, por konfirmoi se po heton lidhjet e mundshme mes vdekjes së Sullivan dhe rasteve të tjera të shkencëtarëve të zhdukur ose të vdekur.

Sullivan, ka qenë një fitues i Yllit të Bronztë, për veprimet e tij në Operacionin Liria e Qëndrueshme. Ai mori pjesë në një program sekret të mbledhjes së  mbeturinave të UFO-ve dhe dyshohet se kishte parë nga afër objekte fluturuese të paidentifikuara në posedim të qeverisë amerikane. Dhe dëshmia e tij, të cilën nuk e dha dot kurrë, besohej se do të zbulonte informacione thelbësore të operaconeve sekrete.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT