Opozita: Dialogu me Serbinë sjellë pasoja të rënda për vendin
Për opozitën kosovare, dialogu Kosovë-Serbi do të sjellë pasoja të rënda për vendin.
Nënkryetarja e parë dhe deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Teuta Sahatçija, thotë se bisedimet politike me Serbinë kanë përfunduar dhe nuk ka arsye pse të flitet me atë shtet.
“Mendoj se nuk duhet të hyhet në aranzhime të tjera pa u rregulluar dhe të shihet nëse marrëveshjet e arritura do të zbatohen. Po në anën tjetër, bisedimet politike janë të përfunduara dhe përfundimisht kufijtë e Kosovës, përfundimisht sovraniteti i Kosovës janë të zgjidhura dhe mendoj që nuk kemi çka të bisedojmë më tepër për këto çështje”, shprehet ajo për median kosovare.
Fillimin e dialogut politike me Serbinë e kritikon ashpër edhe Lëvizja Vetëvendosje. Nënkryetarja e kësaj lëvizje, Aida Dërguti thekson se vullneti i Qeverisë se Kosovës për të shkuar në bisedime të reja me Serbinë, nuk është befasues.
“Po shihet që një shtet, i cili është prodhuar përmes negociatave, po vazhdon të negociohet dhe po shpërbehet pikërisht përmes negociatave. Pra, ky projekt, që nuk është në përputhej me vullnetin e qytetarëve, të cilët do të votonin përmes një referendumi për pavarësi, po shkon në një proces të përkeqësimit”, nënvizon ajo.
Ndërsa kryeministri Hashim Thaçi, kryenegociatorja kosovare në bisedimet e teknike, Edita Tahiri, por edhe zyrtarë të tjera kanë deklaruar disa herë se pa zbatimin e të gjitha marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut teknik ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit nuk do të ketë bisedime të tjera.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.