Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Të mërkurën, do të luhen gjashtë ndeshjet e tjera, të vlefshme për raundin e parë në fazën e ligës së Champions League.

Barcelona nis rrugëtimin ndaj Feyenoord, në një duel interesant. Katalanasit do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, për ta nisur rrugëtimin mbarë.

Duel shumë i luftuar pritet të jetë ai mes Liverpool dhe Atletico Madrid në Angli. Dy ekipet nuk po kalojnë një moment të mirë, por kërkojnë që në Champions të lënë shenjë që në start.

Arsenali luan në Itali ndaj Napolit, në një transfertë delikate. Italianët vijnë pas humbjes ndaj Interit, ndërsa Topçinjtë po kalojnë formë të mirë, me 4 fitore radhazi.

Kampionët në fuqi, PSG-ja luan në shtëpi ndaj Slovan Bratislava. Dy duelet e tjera janë Sporting Lisbona-Galatasaray dhe Stuttgart-Viking.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT