“Debati” për seancat live dhe kafazet e qelqta! Spartak Ngjela komenton: Janë që të mos arratisen të burgosurit, ka sekrete hetimore
Avokati i njohur, Spartak Ngjela, ka komentuar së fundit punën e SPAK, e GJKKO më shumë, sa u përket seancave të funsit gjyqësore shumë të diskutuara, në lidhje me transmetimin live si edhe mbajtjen e të pandekurve në kafaz. Teksa kujtojmë se këto dy ditët e fundit janë mbajtur seancat e Ilir Beqajt, Ilir Metës dhe Erion Veliajt.
Duke folur për polemikat në lidhje me zhvillimin e seancave gjyqësore live, avokati theksoi se për shkak të hetimeve proceset gjyqësore nuk lejohet të jenë të hapura për publikun, ndërsa për mbajtjen ne të pandehurve në kafazin e qelqtë ai u shpreh se kjo ndodh për arsye sigurie.
“Janë sekretet hetimore prandaj nuk i lejon proceset live. Kjo është në funksion të provave, ndaj e mbajnë në kafaz. Sepse në seancë mund të shkojë kushdo dhe mund të vijë dikush e të marrë të pandehurin. Kafazi është që ai mos të ketë mundësi të arratiset. Janë arratisur shumë nga gjykata kudo në botë”, tha Ngjela për Report TV.
Më tej ai ka komentuar specifikisht edhe seancën ndaj Ilir Metës, teksa tha: “Meta ka akuzën e rëndë, ai akuzën mund ta ketë edhe me burgim të përjetshëm. Dihet që Meta ka qenë i korruptuar, por këtë gjë në fund e përcakton në Gjykata. Organet kompetente shikojnë të gjithë elemenët, mes tyre familjen dhe të afërmit.”