Berisha kandidat i vetëm për kreun e PD, Zogaj: Gara u kompromentua që në ngjizje

Vendimi i fundit i Partisë Demokratike për të afruar datën e Kuvendit Kombëtar, duke lënë një dritare kohore prej vetëm 24 orësh për paraqitjen e kandidaturave përballë Sali Berishës, ka ngjallur reagime.

Analisti Preç Zogaj vuri në dukje në emisionin “Trialog” shkeljet e vetë rregullave që udhëheqësia e PD-së kishte hartuar më parë.

Ai theksoi se mbajtja e zgjedhjeve fasadë vë në pikëpyetje çdo akuzë që vetë opozita ngre ndaj qeverisë “Rama”.

“Këto zgjedhje janë kompromentuar që në ngjizje, që kur kryetari në mënyrë flagrante shkeli nenin që e ka shkruar vetë, që kryetari i PD jep dorëheqje kur humb zgjedhjet. Më mirë të mos i kishin bërë fare, por e bëjnë formalisht për statutin. Është një zgjedhje e një grupimi politik që nuk ka ambicie reale për të sfiduar qeverinë dhe për të fituar zgjedhjet, por thjesht për të ruajtur pozicionin si lider i opozitës,” përfundoi Zogaj.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT