Dalin 6 EMRAT që do të garojnë për kreun e SPAK, mes tyre prokurori që prangosi Erion Veliajn

Këshilli i Lartë i Prokurorisë këtë të mërkurë shpalli vakancat për postin e kreut të ri të Prokurorisë së Posaçme, pasi mandati i Altin Dumanit përfundon në dhjetor të këtij viti.

Nëpër media po qarkullojnë emrat e mundshëm të kandidatëve, “Web Lajm” ka zbardhur 6 prej tyre që të dorëzojnë kandidaturën e tyre për kreun e SPAK.

Anita Jella, Vladimir Mara, Adnan Xholi, Bledar Maksuti, Klod Braho si dhe Ols Dado, këta pritet të jenë dhe emrat e kandidtëve të cilët aspirojnë postin e Altin Dumanit.

Të gjithë prokurorët e SPAK që kanë interes për të kandiduar, kanë afat deri më 6 tetor për aplikimin. Mësohet se kandidatët do të duhet të paraqesin platformat e tyre në lidhje me mënyrën se si do ta drejtojnë SPAK-un.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT