Zbërthehet Erion Braçe, reagon ndaj kryetarit të Shoqatës së Hidrokarbureve: Zyrtarët e doganës, para se të shkonin në punë pinin puro me kryetarin

Erion Braçe ka reaguar pas deklaratave të kryetarit të Shoqatës së Hidrokarbureve, Luigj Aliaj, në emisionin Top Story. Braçe akuzon shoqatën dhe kompanitë e naftës për abuzime të përditshme në tregtim dhe evazion fiskal.
Braçe kujton kohën kur ishte zv.kryeministër dhe thotë se ka kontrolluar gjithë zinxhirin e tregtimit të karburanteve, duke zbuluar manipulime në sistemet e raportimit të shitjeve.
“Ju kapi një sistem që ndryshonte rregjimin e shitjes dhe raportimit nga elektronik e online në mekanik, me të cilin kishin vjedhur shtetin pa hesap. Madje ju kapi edhe në Porto Romano ku depozitat i kishin të pa plumbosura, pikërisht në matës, e kështu vidhnin po pa hesap shtetin. Kaq më ka mjaftuar të kuptoj çfarë është ky treg dhe shoqata që e garanton atë!”, shkruan Braçe.
Ai përmend edhe rastet e tranzitit të naftës në Kosovë, ku sipas tij autobotët kanë kryer mashtrime dhe evazion fiskal, duke habitur hetuesit në Kosovë dhe SPAK.
“Besoj kryetari i Shoqatës nuk di gjë për këtë, se po të dinte do i përzinte nga shoqata autorët!”, shton Braçe.
Në reagimin e tij, Braçe akuzon edhe zyrtarë të doganës për mungesë korrektese në punë.
“Para se të shkonin në punë pinin puro me kryetarin e Shoqatës!”, shkruan ai, duke e lidhur këtë me mungesën e kontrollit dhe transparencës.
Ai kujton gjithashtu betejën e tij kundër koncesionit të markimit të hidrokarbureve, duke thënë se Aliaj dikur e kishte informuar mbi këtë çështje, por sot ka ndryshuar qëndrim.
Reagimi i plotë
“Ne fakt, Erioni zv kryeminister kontrolloi gjithe zinxhirin e tregtimit te ketyre dhe zbuloi se si keta abuzonin cdo dite me tregtimin e naftes; ju kapi nje sistem qe ndryshonte rregjimin e shitjes dhe raportimit te shitjeve ne pompe nga elektronik e online me mekanik e sipas planit me te cilin kishin vjedhur e vidhnin shtetin pa hesap; madje ju kapi edhe me shume mu aty ne Porto Romano ku depozitat i kishin te pa plumbosura pikerisht ne mates e keshtu vidhnin po pa hesap, po perseri shtetin. Kaq me ka mjaftuar te kuptoj ceshte ky treg dhe shoqata qe e garanton ate!”, shkruan Braçe në redaksinë e Top Story.
“Nderkohe, besoj kreu i shoqates ka degjuar per tranzitin e naftes ne Kosove, autobotet qe kane habitur hetues ne Kosove po edhe ne SPAK me nje xhiro mashtrimi, evazioni te frikshem.
Besoj kryetari i Shoqates nuk di gje per kete se po te dinte do i perzinte nga shoqata autoret!
Ne fund, po patjeter qe do merresha edhe me korrektesen ne pune te zyrtareve qe nuk i gjeja kurre ne dogane, se para se te shkonin ne pune pinin puro me kryetarin e Shoqates!
Ne fund fare, po patjeter qe Luigjin e kam takuar shume here; ai me beri me dije se kush ishte pas Koncesionit te Markimit te Hidrokarbureve dhe me thene te drejten ka qene nje nga betejat e mia te mira kunder atij koncesioni!
Paska ndryshuar mendje sot, po i shkon per shtat ne fakt!”