Aksident gjatë shuarjes së flakëve në Krujë, guri shkëputet nga mali dhe godet zjarrfikësin e sëmurë!

Një aksident ndodhi sot gjatë aksionit për shuarjen e flakëve në Krujë.
Njëri prej zjarrfikësve që prej ditësh lufton me flakët në Krujë, është goditur nga një prej gurëve që rrokullisen nga mali.
Bëhet fjalë për Ali Tupin, zjarrfikësin i cili tregoi për ‘Report Tv’ se ka vijuar detyrën edhe pse në gjendje jo të mirë shëndetësore.
Gjatë ekzaminimit, mjeku i thotë se shpreson që incidenti mos të ketë prekur tendinat.
Një ditë më parë, Ali Tupi tregoi edhe për dëmtimet në mushkëri, ndërsa në xhep mbante ilaçet.