Banka Botërore i dërgon Kolumbisë 200 milionë dollarë ndihmë pas tërmetit katastrofik, mbi 265 të vdekur!

Banka Botërore njoftoi këtë të premte, në një deklaratë, se ka shpërndarë ndihmë emergjente prej 200 milionë dollarësh për të mbështetur qeverinë kolumbiane.

Vendi i Amerikës së Jugut u godit nga një tërmet i fuqishëm që la të paktën 265 të vdekur.

“Banka Botërore shpërndau 200 milionë dollarë ndihmë emergjente më 13 gusht. Grupi gjithashtu nisi një studim të shpejtë për të përcaktuar koston e tërmetit për të ndihmuar qeverinë të ketë një vlerësim fillestar të ndikimit ekonomik të tërmetit”, theksoi institucioni financiar ndërkombëtar me seli në Uashington.

Nga tërmeti i 10 gushtit, me forcë 7,4 ballë, pati edhe mijëra të plagosur, shtëpi të rrafshuara apo të dëmtuara.

Operacionet e kërkim-shpëtimit në rrënoja ende vijojnë, me shpresën se do të gjejnë ndonjë banor që ka mbijetuar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT