Kamioni me mallra kontrabandë zbarkon nga trageti i linjës Ankona-Durrës, ja çfarë u sekuestruan pas kontrollit!

Një tjetër rast kontrabande është goditur sot (14 gusht) në Portin e Durrësit.

Një kontroll rutinë në Portin e Durrësit zbuloi një ngarkesë me mallra të padeklaruara në një kamion që kishte mbërritur me tragetin e linjës Ankona–Durrës.

Mes produkteve të gjetura kishte kremra kozmetikë, shishe verë dhe kondicionerë, të cilat nuk ishin deklaruar nga drejtuesi i mjetit.

Kontrolli u krye nga Dega e Doganës Durrës, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Kufitare, në vijën e dytë të kontrollit të mjeteve të rënda.

Gjatë verifikimeve, në pjesën e pasme të kamionit u konstatuan 20 kuti me nga 6 shishe verë, 2 kondicionerë të rinj dhe 238 kremra kozmetikë.

Sipas Doganës, e gjithë kjo sasi mallrash rezultoi e padeklaruar nga drejtuesi i mjetit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT