Serbia e Maqedonia festojnë bashkë betejën e masakrimit të shqiptarëve
Vetëm pak ditë pasi u fol për hapjen e një kapitulli të ri të marrëdhënieve shqiptaro-serbe, me vizitën e ministrit të Jashtëm serb në Tiranë, Ivan Mrkiç, vjen një provokim nga presidenti i Serbisë, Tomislav Nikoliç. Ai nisi sot një vizitë treditore në Maqedoni. Gjatë qëndrimit në këtë vend, Nikoliç pritet të marrë pjesë në shënimin e 100-vjetorit të Betejës së Kumanovës dhe të vendosë lule për nder të heronjve të rënë. Beteja e Kumanovës paraqet fillimin e masakrave ndaj popullit shqiptar dhe spastrimin etnik të territoreve, shkruan “Lajm” i Shkupit. Kjo betejë është zhvilluar në Luftën e Parë Ballkanike.
Mediat maqedonase raportojnë se Nikoliç do të marrë pjesë në këtë ceremoni me ftesë të autoriteteve të Shkupit. Madje, qeveria e Maqedonisë ka përgatitur ceremoni të posaçme dhe ngritjen e një përmendoreje për shënimin e kësaj ngjarjeje.
“Me Betejën e Kumanovës filluan masakrat e tmerrshme ndaj shqiptarëve dhe spastrimet e territoreve tona etnike. Kjo datë duhet të përkujtohet si tragjedi e madhe për shqiptarët e jo të lejohet festimi i saj zyrtar”, ka deklaruar kryetari i Shoqatës së Historianëve Shqiptarë në Maqedoni, Skënder Hasani.
Kjo do të jetë vizita e parë e Nikoliç në Maqedoni që pas marrjes së detyrës si president në shtator të këtij viti. Ndërkohë, edhe pse ka kaluar më shumë se një vit pas zgjedhjes si presidente, Atifete Jahjaga ende nuk ka marrë ftesë për vizitë zyrtare në Maqedoni.
–^^^ Beji “Like” faqes ne facebook “Zgjohu Shqiptar !!!”
Me pas kliko ketu per ta shperndare ne profilin tuaj.