VIDEO/ “Diçka që e sheh vetëm në filma”- Tragjike në Kanada, avioni ulet në autostradë dhe përplas 4 makina, vdes një grua!

Një ngjarje tragjike ndodhi në qytetin Prince George, British Columbia, në Kanada, kur një aeroplan privat bëri një ulje emergjente në një autostradë, duke goditur katër makina dhe duke vrarë një shofere femër.

Vetëm 20 kilometra larg aeroportit, piloti i Beech King, ‘Air 200’ vendosi të bënte një ulje emergjente, pasi njëri prej motorëve të tij u prish. Në bordin e avionit ndodheshin gjashtë pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit. Të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Në atë kohë, autostrada e qytetit po lëvizte normalisht. Makinat nuk arritën të shmangnin përplasjen me avionin, i cili përfundoi jashtë rrugës. Megjithatë, gjatë uljes së detyruar, ai kishte goditur tashmë katër automjete.

Një nga shoferët e katër makinave të përfshira në aksidentin ajror tha:

“Ishte e pabesueshme, është diçka që e sheh vetëm në filma”.

Avioni privat goditi automjetin e tij dhe i theu çatinë.

Siç postoi në Facebook një mik i familjes së viktimës, Alex Garneau po ngiste makinën me vajzën e saj kur ndodhi aksidenti që i mori jetën. Ndryshe nga nëna e saj, Josie e vogël doli nga automjeti pothuajse e padëmtuar.

“Garneau lë pas dy fëmijët e saj, Josie dhe Jackson, dhe bashkëshortin e saj, Jordan. Ajo njihej si “nëna e hokejit”, pasi kujdesej për të gjitha aktivitetet sportive të fëmijëve të saj”, shkruajti ai.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT