Përfundon mbledhja e Qeverisë, çfarë ndodhi në ditën e dytë të takimit me Ramën në Pogradec! Administrata në qendër të kritikave, ministrat…

Ka përfunduar në Pogradec dita e dytë e mbledhjes së qeverisë, e cila është përqendruar te analiza e punës së administratës shtetërore dhe objektivat për vijimin e mandatit qeverisës.

Sipas burimeve nga takimi, një nga shqetësimet kryesore të kryeministrit Edi Rama mbetet performanca e administratës dhe drejtuesve të institucioneve.

“Shqetësimi i kryeministrit mbetet administrata shtetërore. Drejtorët që nuk kanë arritur objektivat e duhura do të duhet të japin dorëheqje”.

Gjatë takimit Rama ka folur gjithashtu për modelin e ri qeverisës dhe raportin e administratës me qytetarin, duke e vendosur sërish në fokus nevojën për përmirësimin e shërbimeve dhe funksionimit të administratës.

Edhe gjatë ditës së parë të mbledhjes, administrata shtetërore ishte një nga çështjet kryesore të diskutuara nga kryeministri dhe kabineti qeveritar.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT