Përleshje mes dy vëllezërve në Korçë, njëri plagoset me sëpatë! Autori tenton arratisjen, por policia e arreston

Një konflikt në familje dhe përleshje e përgjakshme ka ndodhur sot ën Korçë.
Sherri ka ndodhur mes dy vëllezërve në orët e mbrëmjes (1 shtator), me pasojë një të plagosur.
Mësohet se ngjarja ka pasur motive të dobëta, ku njëri prej vëllezërve ka goditur me sëpatë tjetrin gjatë përleshjes.
Sipas të dhënave, autori është larguar nga banesa, por është kapur pak minuta më pas nga forcat e policisë. Priten hetimet e thelluara për të zbardhur shkaqet e sherrit dhe dinamikën.
I plagosuri është dërguar në spitalin e qytetit ku po merr ndihmën mjekësore. Ky i fundit ka marrë një plagë në shpatull dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.