Përplasjet në ditën e 94-t të protestës, 10 persona të shoqëruar, disa efektivë të lënduar! Tubuesit marshojnë drejt Komisariatit nr. 1

Protesta e ditës së 94-t pati tensione e përplasje para Kryeministrisë, pasi tubuesit sulmuan Policinë me gurë dhe tentuan të hynin në godinën qeveritare me forcë.

Pas përplasjes së protestuesve me gardhin policor të vendosur përpara godinës, Policia e Shtetit ka nisur edhe shoqërimet.

Deri më tani numri i personave të shoqëruar ka shkuar në 10. Ndërkohë që raportohet edhe për disa efektivë të lënduar nga gurët.

Pas mbarimit të rrethimit, ata u larguan duke nisur marshimin e përnatshëm, këtë herë me destinacion Komisariatin numër 1 në Tiranë, ku mendohet se janë edhe të shoqëruarit.

Ndërsa disa protestues të tjerë pritet të vendosen te komisariatet  2, 3 dhe 4

Protestuesit sot bllokuan të dyja hyrjet e Kryeministrisë dhe kanë kërkuar që kryeministri Edi Rama të dalë përballë tyre.

Përshkallëzimi i protestës vjen pas paralajmërimeve të bëra një ditë më parë për nisjen e mosbindjes civile gjatë muajit shtator, edhe pse gjithashtu sot pjesëmarrja ishte përsëri e ulët.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT