Valë “përjashtimesh” në PD, Noka largon deputetët që s’u rizgjodhën para se të mbledhë strukturat

Një pjesë e mirë e deputetëve të Partisë Demokratike nuk do të jenë më në grupet e strukturave të partisë.

Me afrimin e nisjes së legjislaturës së re, mësohet se ka filluar edhe reformimi i grupeve të komunikimit në Whatsapp. Burime brenda partisë bëjnë të ditur se deputetët në detyrë janë larguar jo vetëm nga komunikimet e grupit parlamentar, por edhe nga ai i Këshillit Kombëtar.

Ata pritet të zëvendësohen nga deputetët e rinj që siguruan mandatin në zgjedhjet e 11 majit.

Deputetët që po mbyllin mandatin nuk do të aksesojnë dot as njoftimet e Këshillit Kombëtar, pasi siç tregojnë fotot janë përjashtuar nga grupi, i cili menaxhohet nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka. (MCN TV)

Back to top button
LAJMET E FUNDIT