“Kjo nuk është tregti, por zhvatje!, Braçe: Fermerët shesin pa fitim, tregtarët pesëfishojnë çmimin e frutave dhe perimeve

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka denoncuar çmimet e frutave dhe perimeve në Shqipëri, ku sipas tij buqjit po zhvaten dhe po përfitojnë tregtarët. Në një postim në rrjetet sociale, Braçe ka publikuar listën e çmimeve që sipas tij blihen sot frutat dhe perimet nga fermerët, dhe më pas pesëfishohen në jug të vendit, ku është dhe kërkesa më e lartë për shkak të turizmit.

POSTIMI I PLOTË I BRAÇES

KJO NUK ESHTE TREGETI, ESHTE ZHVATJE! NUK E BEJNE BUJQIT, POR TREGTARET QE PO ZHVASIN BUJQIT DHE PJATAT E TURIZMIT! ESHTE E PADREJTE!

Cmimet e perimeve e frutave te stines, te vendit-afermendsh me te lira tani, me te cilat po furnizohet turizmi, JANE CMENDUR!

Po ju marr vec SHALQININ; Per 40 dite me rradhe deri sot, SHALQINI ESHTE SHITUR NE DIVJAKE ME 6 LEKE, VETEM 6 LEKE!

Nderkohe e gjithe vija bregdetare eshte furnizuar me SHALQI ME CMIM 30 LEKE PER KILOGRAM; 5 HERE ME SHTRENJTE!

Pyeta dhe aksidentalisht mora sot nje pergjigje; Per cdo kilogram keta llogarisin 10 LEKE SHPENZIME dhe 10 LEKE FITIM; mungojne dhe 4 LEKE NE LLOGARI QE ATA SE THONE POR E FITOJNE PERSERI TREGTARET!

Vini re; BUJQIT PER 40 DITE E KANE SHITUR SHALQININ PA FITIM, ME 6 LEKE PER KILOGRAM; ama TREGTARET NGA SHALQINI PA FITIM E ME HUMBJE I BUJKUT KANE FITUAR 10 LEKE PER KILOGRAM!

Kjo eshte tmerresisht e padrejte! Ej o cuna, edhe ju punetore jeni e me vjen shume keq, POR A E MENDONI KETE QE BENI?

Cmimi sot ka levizur po shkon 12 leke e mund te arrije edhe 15 LEKE PER KILOGRAM; tani eshte vec CERMA, SULZOTAJ DHE IMASHTA QE KA SHALQI; ME SA DO E SHISNI JU PER TURIZMIN, ME 45?

Mendojeni nje here te vetme;
PO DEMTONI BUJQIT DHE VETEN TUAJ;
Turizmin po e po!

Back to top button
LAJMET E FUNDIT