Luiza Gega braktiset nga shteti, detyrohet të blejë vetë uniformën për në botëror
Ashtu siç ndodh zakonisht, shteti shqiptar vazhdon ti lerë në baltë sportistët e vendit tonë, duke mos iu siguruar qoftë edhe gjënë minimale, bazën materiale.
Natyrisht që bën të kundërtën kur ata fitojnë medalje dhe aty, ministrat vihen në radhë para telekamerave dhe mikrofonave për të marrë meritat.
Rasti më konkret është ai i kampiones së atletikës, Luiza Gega, e cila do të niset drejt Birmingem për të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura.
Nëpërmjet disa postimeve në rrjetet sociale, Gega tregon se si është e vetme nga institucionet përkatëse dhe është detyruar të blejë vetë qoftë edhe uniformën për të garuar.
“Për të katërtën herë që përfaqësoj Shqipërinë në Kampionatin Botëror të sallave të mbyllura. Sigurisht sepse jam e vetmja që kap standartin e vendosur nga IAAF, jo se më duan më shumë dhe pranadaj shkoj. Kjo do të jetë uniforma ime në Birmingam që mua në fakt më pëlqen shumë por sigurisht që e bleva vetë. Dhe këto vijat e kuqe i ngjyrosa vetë dhe këtë flamurin e bukur shkova e stampova sot. Dhe pse shteti është shumë i varfër unë s’jam, por shkoj i blej, i vendos një Albania të bukur dhe nuk ndihem fare ndryshe në krahasim me shtetet e tjera sepse nuk jam ndryshe, ndryshe janë këto tipat që ju kemi lënë drejtimin”, shkruan ajo./ZgjohuShqiptar.info
NA NDIQNI EDHE NE FACEBOOK JU LUTEMI!