Ushtarë të ish brigadës 141 të UÇK-së vendosen ne pjesen veriore te Mitrovices

Kush janë shqiptarët e armatosur në veri të Kosovës?

Dora e shtetit të Kosovës ende s’po shihet në veri të Kosovës. Dhe për këtë disa fshatarë dhe ushtarë të ish brigadës së UÇK-së 141 “Mehë Uka” që po jetojnë në ankth për shkak të paralajmërimeve se Serbia mund të mbaj zgjedhjet me 6 maj 2012 në territorin e veriut të Kosovës, dhe nga druajtja se mund të ketë dhunë ndaj shqiptarëve, janë vënë në gjendje gatishmërie.Këta fshatarë të fshatrave Bistricë, Cerajë dhe Koshtovë të Albanikut (Leposaviqit) kanë kapur armët. Ditëve të fundit në ndihmë ju kanë ardhur disa ushtarë të ish brigadës së UÇK-së 141 “Mehë Uka”. E cila brigadë kishte vepruar në Vushtrri dhe Mitrovicë, e ndarë në disa batalione gjatë luftës 1999.

Në lagjen e Boshnjakëve, që përfaqësohet nga Florent Azemi (1980), banorët organizojnë roje natën e ditën. Duke monitoruar lëvizjet në rrugët dhe banesat. Edhe këtu dora e shtetit të Kosovës s’po shihet konkretisht.Në lagjen e Doktorëve, në Suhodioll, të “Kroi i Vitakut” të “Tre Rrokaqiejt”…

Mundesohet nga faqet ne facebook: ” Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut “ dhe ” Zgjohu Shqiptar !!! “ —> “Shperndaje”

Back to top button
LAJMET E FUNDIT