“Një tjetër GODITJE e rëndësishme!” Izraeli lajmëron VRASJEN e dy zyrtarëve të lartë iranianë

Izraeli ka njoftuar se ka vrarë dy zyrtarë të tjerë të lartë të inteligjencës iraniane, teksa vazhdon sulmet ndaj udhëheqjes së sigurisë së Iranit.
Nqë një deklaratë zyrtare, ushtria izraelite tha se Abdollah Jalali-Nasab dhe Amir Shariat u vranë në një sulm ajror në Teheran ditën e djeshme. Të dy ata kishin qenë përgjegjës për Drejtorinë e Inteligjencës të Komandës së Emergjencave Khatam al-Anbiya dhe sipas IDF vdekja e tyre shënoi “një tjetër goditje të rëndësishme për strukturat e komandës dhe kontrollit të regjimit”.
Përmes një llogarie në Telegram, Trupat e Gardës Revolucionare Islamike (IRGC), konfirmuan vdekjen e Jalali-Nasab në një postim, por nuk pati asnjë koment për Amir Shariatin.
Sipas njoftimit të Izraelit ka përfunduar 400 valë sulmesh ajrore ndaj objektivave në Iranin perëndimor dhe qendror që kur filloi luftën dy javë më parë. Sulme në vende të tjera në Iran janë kryer nga Shtetet e Bashkuara.
Vetëm të shtunën, Izraeli tha se kishte goditur më shumë se 200 objektiva, duke përfshirë dhjetëra lëshues raketash, si dhe sisteme mbrojtjeje ajrore dhe vende për ruajtjen e armëve.