“Shtëpia” e shqiptarëve sot është Prishtina, mijëra qytetarë buçasin për lirinë e ish-krerëve të UÇK-së: Prekni gjakun, shpërthen zjarri!
Ka nisur marshimi në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ku mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare dhe diaspora janë mbledhur për të kërkuar drejtësi për ish-krerët e Ushtria Çlirimtare e Kosovës.
Nën moton “Drejtësi, jo politikë”, pjesëmarrësit kanë nisur ecjen në mënyrë paqësore, duke mbajtur në duar flamuj të UÇK-së, të Kosovës dhe flamurin me shqiponjën dykrenare. Në shesh dhe përgjatë itinerarit dëgjohen thirrjet “Liria ka emër”, “Prekni gjakun, shpërthen zjarri”, si dhe “Drejtësi, jo politikë”, ndërsa të gjithë shqiptarët njëzëri kërkojnë një proces të drejtë gjyqësor për ish-udhëheqësit që po gjykohen në Hagë.
Në marsh po marrin pjesë edhe figura të larta politike, përfshirë presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetarin e Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti si dhe kreun e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla.
Qytetarët mbajnë pankarta me mbishkrimin “Drejtësi, jo politikë” dhe fotografitë e Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi. Sipas organizatorëve, pjesëmarrja është masive dhe pritet të arrijë në qindra mijëra qytetarë, në një nga tubimet më të mëdha të viteve të fundit në kryeqytet.