Konsulli grek Theodhoros Ikonomus rikthehet në Korçë
Konsulli grek Theodhoros Ikonomus është rikthyer në qytetin e Korçës. Mësohet se Ikonomus ka zhvilluar menjëherë një mbledhje me stafin e konsullatës, ku ka konfirmuar qëndrimin e tij në detyrë. Pak kohë më parë, Ikonomus, i shoqëruar nga disa politikanë grekë, deklaroi se qyteti i Korcës është Vorio Epir. Deklarata shkaktoi reagime të shumta në Shqipëri. Shumë politikanë, të majtë e të djathtë, kërkuan dëbimin e tij nga vendi. Për këto deklarata, Ikonomus u tërhoq në Athinë nga Ministria e Jashtme greke, e cila mesa duket ka pritur qetësimin e ujërave për ta kthyer në Korcë.
Nga faqa ne facebook: Te behemi 50.000 veta kunder regjistrimit te fese & kombesise.Loje e Grekut
Per me teper klikoni me siper ^^^