“Ngec” integrimi i Serbisë në BE! Parlamenti Evropian kërkon të hetohet Milan Radoićić për sulmin në Banjska ku mbeti i vrarë oficeri Afrim Bunjaku

Një raporti i përgatitur së fundi nga raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë Tonino Picula, tregon se progesi i Serbisë për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian ka ngecur.
Arsyeja mësohet të jetë mospërparimi i vendit në përmbushjen e kërkesave të anëtarësimit në shumë kapituj negociues si dhe kërkesa e BE-së që të ndiqet penalisht Milan Radoićić, nënkryetari i Listës Serbe, i cili akuzohet për sulmin e ndodhur në 2023 në Banjska.
Referuar dokumentit paraprakisht thuhet se autoritetet serbe duhet të adresojnë urgjentisht çështjet e polarizimit politik, tensioneve në rritje, nevojës për reforma strukturore në sundimin e ligjit, luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, pavarësisë së gjyqësorit, lirisë së medias dhe reformës së administratës publike.
Ndërsa një tjetër pikë që ka lënë në mes tentativat e Serbisë për t’u bërë pjesë e BE-së mësohet se është marrëdhënia me Kosovën.
Përgjatë raportit thuhet se gjithashtu shqetësimi për situatën politike dhe sociale në vend, ku përmenden dhe protestat masive që filluan në nëntor 2024.
“Këto protesta pasqyrojnë pakënaqësi të thellë midis qytetarëve dhe studentëve, të cilët kërkojnë llogaridhënie dhe reforma që lidhen me sundimin e ligjit”, thuhet në dokument.
Por pika më kulmore e raportit është kërkesa për ndjekje penale të autorëve të sulmit terrorist në Banjska në vitin 2023, me një fokus të veçantë te Milan Radoićić, nënkryetari i Listës Serbe, për të cilin thuhet se se nuk është prekur nga drejtësia.
Si ndodhi sulmi në Banjska:
Mëngjesin e 24 shtatorit, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti njoftoi se rreth orës 3 të mëngjesit, Policia e Kosovës u sulmua në fshatin Banjskë të Zveçanit, duke rezultuar në vdekjen e një oficeri të Policisë së Kosovës dhe plagosjen e një tjetri.
Në shpjegimet pasuese,Policia e Kosovës deklaroi se njësia e reagimit të shpejtë e policisë kufitare vuri re se në hyrje të fshatit Banjskë, dy kamionë të rëndë (pa targa) ishin pozicionuar, duke bllokuar hyrjen në fshat. Me të marrë këtë informacion, njësitë e zbatimit të ligjit të Stacionit të Policisë së Zveçanit iu përgjigjën incidentit dhe dërguan tre njësi në vendngjarje. Njësitë policore hasën në rezistencë dhe u qëlluan nga pozicione të ndryshme, duke përfshirë përdorimin e armëve të zjarrit, granatave dore dhe eksplozivëve.
Zyrtarët e qeverisë së Kosovës deklaruan se qëllimi përfundimtar ishte aneksimi i veriut duke nxitur kryengritje midis popullsisë lokale serbe. Në imazhet e konfiskuara nga Policia e Kosovës nga dronët e grupit terrorist, i cili u nis përmes rrugëve malore drejt Serbisë, është e qartë se përgatitjet u kryen në qendrat e trajnimit në Serbi. Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, përmendi se nga hetimet në vazhdim, është arritur në përfundimin se grupi terrorist që sulmoi Policinë e Kosovës në Banjska më 24 shtator ishte stërvitur në mjediset e Hotel Grey në Kopaonik, në pronësi të Milan Radojicic, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit.
Në përputhje me qëndrimin e Vuçiçit, më 29 shtator 2023, Zëvendëskryetari i Listës Serbe, Milan Radoiçiç , nëpërmjet avokatit të tij, pranoi organizimin dhe pjesëmarrjen në sulmin e 24 shtatorit. Ai gjithashtu njoftoi dorëheqjen e tij nga pozicioni i Zëvendëskryetarit të Listës Serbe.