Modeli i “Heroit medern”, Polici i Shqiponjave mban në krahë gruan e paralizuar për ta shpëtuar nga flakët që ranë dje te “Ali Demi”

Një zjarr i madh përfshiu mbrëmjen e 12 marsit një pallat në zonën e Ali Demit në Tiranë, duke shkaktuar panik mes banorëve dhe fatkeqësisht duke marrë jetën e një të moshuari 72-vjeçar, i cili dyshohet se u asfiksua nga tymi.

Mes kaosit dhe frikës, një moment heroik u regjistrua nga kamerat e banorëve, një efektiv i forcave speciale “Shqiponja” u pa duke mbajtur në krahë një grua të paralizuar, të cilën e zbriti nga kati i pestë deri në katin e parë, duke i shpëtuar jetën.

Pamjet e publikuara sot në rrjetet sociale kanë ngjallur shpresën se në vendin tonë ka njerëz që e bëjnë me profesionalizëm dhe përkushtim punën e tyre, shumë komente në video tregojnë  mirënjohje ndaj policit, i cili u përball me rrezikun për të shpëtuar një jetë. Forcat e policisë u gjendën menjëherë në vendngjarje, duke ndihmuar banorët dhe duke koordinuar evakuimin.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT