Minstri i Jashtëm Ferit Hoxha dënon ashpër sulmet iraniane ndaj Katarit: Mbështesim iniciativat që synojnë mbrojtjen e paqes

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë, Ferit Hoxha, ka dënuar ashpër sulmet iraniane kundër Shtetit të Katarit.

Së fundmi mësohet se ministri Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Sultan bin Saad Al-Muraikhi.

“Dënova me forcë sulmet iraniane kundër Shtetit të Katarit si një shkelje të qartë të së drejtës ndërkombëtare dhe të sovranitetit dhe integritetit territorial të Katarit. Duke riafirmuar solidaritetin e palëkundur të Shqipërisë, shpreha gjithashtu vlerësimin tonë për lidershipin e Katarit dhe angazhimin e tij të vazhdueshëm për dialog, ndërmjetësim dhe stabilitet rajonal”, është shrehur ministri Hoxha.

Hoxha shtoi më tej se Shqipëria vlerëson “miqësinë e saj të ngushtë me Katarin” dhe është e gatshme të mbështesë iniciativat që synojnë ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon dhe më gjerë.

Më tej ministri është shprehur mirënjohës ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e ofruar qytetarëve shqiptarë në Katar “gjatë këtyre kohërave sfiduese”.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT