Lojërat Olimpike Dimërore/ Alfabeti lëmsh, Shqipëria marshon pas SHBA

Lojërat Olimpike Dimërore janë hapur sot me ceremoninë zyrtare dhe marshimet e delegacioneve, në stadiumin e Pjongccang që do të jetë epiqendra e këtij aktiviteti.Delegacionet e 91 shteteve pjesëmarrëse, me mbi 3 mijë atletë në 102 gara të ndryshme, kanë marshuar me radhë në stadium, në një cermoni që ka lënë të çuditur në fakt shumë prej shikuesve që nuk ishin në dijeni të rregullores.
Kjo për faktin e thjeshtë se ceremonia ka filluar me marshime Greqisë, si zakonisht, pasi është vendi ku lindën Lojërat Olimpike. Por më pas, nuk është zbatuar alfabeti siç e njohim të gjithë, por ai korean, ndaj pas grekëve, me radhë në stadium kanë hyrë Gana, Nigeriam Afrika e Jugut dhe Holanda.
Për të parë Shqipërinë, është dashur të pritet deri në vendin e 48-të në radhë, pas SHBA-së, me Suela Mëhillin si flamurrmbajtëse dhe me Erion Tolën që e ndiqte me stafin teknik dhe përfaqësues të Komiteti Olimpik. Të dy atletët shqiptarë do të marrin pjesë në këtë aktivitet në garën e skive alpin./ZgjohuShqiptar.info

Back to top button
LAJMET E FUNDIT