Makina bie në humnerë në Gusmar – Nivicë, PAMJET: Urgjenca dhe zjarrfikësit nxjerrin shoferin nga makina “e bërë petë”

Drejtuesi i një mjeti që ka rënë në humnerë në aksin rrugor Gusmar-Nicivë, në zonën e Tepelenës, është shpëtuar nga shërbimi i urgjencës mjekësore dhe reparti zjarrfikës, dhe ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Ngjarja rrugore ka ndodhur dje, më 24 Mars dhe siç shihet nga pamjet, zona ku është rrëzuar makina është shumë e vështirë dhe bëhet fjalë për një humnerë të madhe.

“Menjëherë pas marrjes së njoftimit, u realizua koordinimi i menjëhershëm ndërmjet strukturave përkatëse, konkretisht Policisë së Shtetit, Njësisë Administrative Kuvelesh, Urgjencës së Spitalit dhe Shërbimit Zjarrfikës, duke bërë të mundur ndërhyrjen e shpejtë në vendngjarje.

Si rezultat i ndërhyrjes profesionale, u sigurua nxjerrja dhe transportimi i personit të aksidentuar drejt spitalit për marrjen e ndihmës mjekësore. Sipas të dhënave paraprake, personi ndodhet jashtë rrezikut për jetën”, njofton Bashkia Tepelenë.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT