Irani s’ka plan të “ulë kokën” para “përbindëshave” të Donald Trump, ambasadori iranian i qartë në mesazhin e tij: Do të sulmojmë bazat amerikane në Evropë!

“Irani do të sulmojë çdo bazë amerikane në Evropë, nëse është e nevojshme”, paralajmëron ambasadori i vendit në Spanjë, Reza Zabib, duke vënë në dukje më tej edhe fuqinë dhe aftësitë që vendi i tij ka për të reaguar.

Ministri i Brendshëm i Spanjës urdhëroi rritjen e mbikëqyrjes dhe sigurisë në të gjithë Spanjën për shkak të kërcënimeve të mundshme. Kjo erdhi pasi Spanja refuzoi të lejonte SHBA-në të përdorte baza të përbashkëta ushtarake në territorin e saj për të sulmuar Iranin , duke rezultuar në tërheqjen e disa avionëve KC-135 nga bazat në Cadiz dhe Seville.

Shkatërruesit amerikanë USS Bulkeley dhe USS Roosevelt, të cilët u nisën nga Cadiz javën e kaluar, morën pjesë në sulmet kundër Iranit, konfirmuan SHBA-të.

Ndërkohë nga ana tjetër shefi i Shtabit të Forcave të Armatosura Izraelite, Gjenerallejtnant Eyal Zamir, paralajmëroi sot se Hezbollahu do të pësojë një “goditje shkatërruese”.

Gjatë një konference për shtyp, Zamir tha, ndër të tjera, se operacionet e Forcave të Armatosura Izraelite kundër Hezbollahut nuk do të përfundojnë “derisa të eliminohet kërcënimi nga Libani”. Ai gjithashtu theksoi: “Ne do të vazhdojmë të këmbëngulim në çarmatimin e Hezbollahut”.

Duke iu drejtuar banorëve të zonave kufitare në Izraelin verior, Zamir tha se Forcat e Armatosura Izraelite kontrollojnë hapësirën ajrore libaneze dhe do të eliminojnë çdo kërcënim.

“Ne do ta përfundojmë këtë fushatë jo vetëm me sulme ndaj Iranit, por edhe me Hezbollahun që do të pësojë një goditje shkatërruese”, theksoi shefi i shtabit izraelit.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT