Shqipëria do të jete e pranishme me Thaçin dhe Haradinaj në Berlin

Ministri i Jashtëm në detyrë i Shqipërisë, Gent Cakaj ka treguar se edhe ai ka marrë ftesë nga kancelarja gjermane Angela Merkel që të jetë i pranishëm në Berlin me 29 prill, transmeton Gazeta Metro.
Cakaj do të jetë i pranishëm në mesin e liderëve të Ballkanit, ku aty pritet të jenë edhe dy liderët nga Kosova, Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj, kurse nga Serbia do të jenë Aleksandar Vucic dhe Ana Brnabic.
Ministri Cakaj e ka konfirmuar për Gazeta Metro se do të jetë pjesë e këtij takimi mes liderëve të Ballkanit.
“Po do të jem i pranishëm në takimin e Berlinit me 29 prill”, tha Cakaj.
Kurse Metro ka raportuar edhe më herët për takimin e liderëve në Berlin me 29 prill, takim ky që po organizohet nga dy shtetet më të fuqishme në Evrope, Gjermania dhe Franca.
Shembulli i bashkëveprimit mes qeverive të Gjermanisë dhe Francës synon të ndihmojë në nxitjen e bashkëpunimit mes vendeve të rajonit tonë, posaçërisht sa i përket temave të mëdha politike siç është dialogu Kosovë – Serbi./gazetametro.net