VIDEO/ Flakët rrezikojnë banesat në Bulqizë

Një vatër zjarri është shfaqur ditën e sotme në fshatin Zall-Strikçan të bashkisë Bulqizë, duke vënë në rrezik serioz një banesë aty pranë, si dhe jetën e banorëve të zonës.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e mbrojtjes nga zjarri dhe shpëtimit kanë mbërritur në vendngjarje. Falë ndërhyrjes së shpejtë dhe profesionale, forcat zjarrfikëse kanë arritur të izolojnë flakët në perimetrin pranë shtëpisë, duke shmangur djegien e saj dhe eliminuar rrezikun e drejtpërdrejtë për familjarët.

Aktualisht, në terren po vijon puna me kapacitet të plotë për vënien e vatrës nën kontroll të sigurt, si dhe për eliminimin e mbetjeve të zjarrit që mund të shkaktojnë riaktivizimin e flakëve ose përhapjen e tyre drejt sipërfaqeve me vegjetacion në zonat përreth.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT