Grabiti 3 milionë lekë në pikën e këmbimit valutor, ky është 42-vjeçari! Hoqi mjekrën pas vjedhjes

Detaje të reja janë mësuar nga grabitja në Tiranë, ku 42-vjeçari Luan Maci, graditi një pikë të këmbimit valutor në zonën e “5 majit” në Tiranë, ku ka marrë rreth 3 milionë lekë.
Pas grabitjes, Maci ka shkuar në banesën e tij dhe ka hequr mjekrën, duke tentuar që të humbë gjurmët. Ndërkohë është bvërë publike foto e tij.
Ngjarja u regjistrua rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji” ku ky shtetas grabiti një pikë këmbimi valutor.
Nën kërcënimin e armës 41-vjeçari ka kërcënuar punonjësen dhe ka arritur të merrte një shumë prej 3 milionësh lekësh dhe më pas u largua me shpejtësi.
Ndonëse reagimi i bluve ishte i shpejtë, autori arriti që të largohej, mirëpo kjo arratisje e tij nuk ka zgjatur dhe për shumë dhe ka rënë prangat e policisë.
Njoftimi i policisë:
Vodhi rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, në një qendër tregtare, duke kanosur punonjësen, me armë zjarri pistoletë, identifikohet, lokalizohet dhe arrestohet 42-vjeçari.
42-vjeçari, me precedent penal për të njëjtën veprimtari kriminale.
Sekuestrohen arma e zjarrit pistoletë, një pjesë e shumës së parave të vjedhura dhe veshja e përdorur gjatë kryerjes së vjedhjes.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast vjedhjeje, në rrugën “5 Maji”, kanë organizuar në drejtimin e Prokurorisë, punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.
Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe operacionale nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, u bë identifikimi, kapja dhe arrestimi i shtetasit:
-L. M., 42 vjeç, banues në Tiranë.
Ky shtetas dyshohet se duke kanosur punonjësen, me arme zjarri pistoletë, ka vjedhur rreth 3 milionë lekë, në një dyqan këmbimi valutor, brenda një qendre tregtare, në rrugën “5 Maji”.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.