Giorgia Meloni merr goditjen politike nga populli Italian; I thanë “JO” reformës së kryeministres për drejtësinë! Meloni: Pranoj verdiktin e popullit

Sovraniteti i përket popullit, dhe italianët sot kanë folur me qartësi. Qeveria ka bërë atë që ka premtuar, për të çuar përpara një reformë për drejtësinë që ishte shkruar në programin tonë elektoral. E kemi mbështetur deri në fund dhe më pas e vendosëm në zgjedhjen e qytetarëve të cilët kanë vendosur.

Dhe ne, si gjithmonë, do të respektojmë vendimin e tyre. Kështu është shprehur Giogia Meloni në një video në rrjetet e saj social. Italianët votuan JO për ndërhyrjen e qeverisë në drejtësi, pas referendumit të zhvilluar në Itali. Një zhvillim I papritur në politikën italiane dhe reformat e ndjekura nga kryeministrja Giorgia Meloni.

Deri tani sikurse raporton La Reppublica, NO ka një fitore me 53.9% me italianët që kanë marrë pjesë gjerësisht në procesin e votimit. Referendumi për drejtësinë në Itali (22–23 mars 2026) u zhvillua pasi qeveria e kryeministres Giorgia Meloni propozoi një reformë kushtetuese të sistemit gjyqësor dhe sipas Kushtetutës italiane, kur një reformë kushtetuese nuk miratohet me 2/3 e votave në parlament, ajo duhet të konfirmohet nga qytetarët me referendum.

Parlamenti italian miratoi reformën e drejtësisë, por nuk arriti shumicën e cilësuar prej dy të tretash në të dy dhomat. Në këto raste, Kushtetuta e Italisë lejon që: të mblidhen të paktën 500 mijë firma qytetarësh ose ta kërkojnë disa institucione, dhe atëherë organizohet një referendum konfirmues për të vendosur nëse reforma duhet të hyjë në fuqi apo jo.

Reforma (e quajtur shpesh “reforma Nordio”) synonte disa ndryshime të mëdha në sistemin gjyqësor: ndarjen e karrierës së gjyqtarëve dhe prokurorëve (që sot janë pjesë e të njëjtit korpus); ndarjen e organit qeverisës të drejtësisë – Consiglio Superiore della Magistratura – në dy organe të veçanta; krijimin e një Gjykate të Lartë Disiplinore për të gjykuar shkeljet e magjistratëve; ndryshime në mënyrën se si përzgjidhen anëtarët e institucioneve të drejtësisë.

Qeveria pretendonte se reforma do të modernizonte sistemin dhe do të ulte politizimin e drejtësisë. Opozita dhe shumë gjyqtarë/prokurorë argumentonin se ndryshimet mund të dobësonin pavarësinë e drejtësisë dhe të rrisnin ndikimin politik mbi të. Në referendum, shumica e votuesve votuan kundër reformës (“No”), duke e rrëzuar atë dhe duke i dhënë një goditje politike qeverisë së Giorgia Meloni.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT