Shqipëra krahë ish-krerëve të UÇK!

Kuvendi i Republikës së Shqipërisë gjatë seancës së djeshme plenare, ha shprehur hapur përkrahjen ndaj ish-krerëve të UÇK-së, duke e vërtetuar edhe me vota të cilat ishin 92 vota pro për pafajësinë e tyre.

Është bërë një deklaratë zyrtare sa i përket procesit gjyqësort të ish-krerëve të UÇK në Hagë, ku për të cilët janë kërkuar 180 vite burg nga ana e prokurorëve specialë.

“Kuvendi i Shqipërisë, duke mbajtur parasysh të vërtetën historike të luftës çlirimtare të shqiptarëve të Kosovës, rithekson se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ishte një lëvizje legjitime çlirimtare që luftoi për të drejtat themelore të njeriut, për liri, dinjitet dhe vetëvendosje të popullit të Kosovës, në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare dhe Kartës së Kombeve të Bashkuara” deklaroi  Kuvendi.

Teksa më tej u nënvizua një mbështetje e plotë dhe e pa kushtëzuar për drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët ishin dhe mbeten përfaqësues të aspiratave të drejta të popullit të Kosovës për liri dhe vetëvendosje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT