Rama kthehet në zyrë, foto me qytetarët jashtë Kryeministrisë

Edi Rama rikthehet në zyrë në Kryeministri. Pas Pogradecit, kanë vazhduar takimet me qytetarët edhe këtu në kryeqytet.

Para se të hipte në automjetin e tij, ai ka bërë disa fotografi me disa qytetarë të cilët po rrinin pranë Kryeministrisë edhe po e prisnin.

Rama organizoi një “retreat” 2-ditor në qytetin e Pogradecit, ku ai është takuar me përfaqësues të lartë të Partisë Socialiste, me drejtues të qarqeve, kryetarë të komisioneve dhe gjithashtu edhe me kabinetin e tij qeveritar ditën e djeshme, me të cilët ka zhvilluar edhe një mbledhje të gjatë, e cila ka nisur në orët e para të mëngjesit dhe ka përfunduar vonë në mbrëmje.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT