‘Ai iu afrua dhe i dha ujë’, Prenga u gjet i pajetë në parkingun e resortit të tij, avokati kundërshton SPAK-un: Nuk keni prova! Pamjet filmike flasin vetë

Në seancën e sotme gjyqësore të zhvilluar në lidhje me zhdukjen e vrasjen e mistershme të Jan Prengës, SPAK ka kërkuar burgim të përjetshëm për pronarin e resortit, Altin Hajri, ku u gjet trupi i pajetë i tij.
Burimet bëjnë me dije se para se gjykata të shprehte vendimin, mbrojtja e Altin Hajrit ka bërë kundërshtimet e tij në lidhje me akuzat që rëndojnë ndaj pronarit të resortit “Golden”.
Avokati Aranit Roshi theksoi në fjalën e tij se akuzat e ngritura ndaj hajrit janë të pabaza duke shtuar se nuk mund të dënohet një person përderisa deri më sot nuk ka prova që ai ka gisht në vrasjen e Prengës.
Më tej mbrojtja shtoi se nëse Hajri do të ishte vrasësi i Jan Prengës ai do të ndërhynte në kamerat e biznesit të tij dhe do të zhdukte të gjitha pamjet, diçka që biznesmeni nuk e bëri përderisa SPAK ka siguruar pamjet filmike.
“Duhej që minimalisht që akuza të provonte se ka pasur një përgatitje dhe plan mbi destinacionin. Nuk ka pasur asnjë vend për ta planifikuar situatën, se në të kundërt s’do kishte ndodhur në një ambient publik të hapur, parking, por do ishte planifikuar një vend, supozojmë se do ishin marrë masat, edhe që pengu të qëndronte derisa të kthehej kokaina. Minimalisht do ishin hequr kamerat, dhe s’do liheshin ndezur” tha avokati.
Roshi argumentoi më tej se në momentin kur Hajri është hasur me persona të maskuar të cilët lënë trupin e Jan Prengës në parkingun e tij, ai e ka kuptuar se diçka nuk shkonte, ndaj zgjodhi të largonte familjarët e tij nga vendngjarja.
Mbrojtja e Hajrit pretendon pafajësinë e këtij të fundit, pas sipas tij Hajri duke mos qenë në dijeni se ishte i pajetë, ai u afrua për ta ndihmuar Jan Prengën duke i ofruar ëë.
“Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat që kanë ardhur, me kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë ëi. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi” shtoi më tej Roshi.
Avokati Aranit Roshi, mbrojtja e Altin Hajrit:
Nuk ka një fakt të vetëm që provon lidhjen dhe rrenat e sasisë së kokainës të ketë pasur interes Altin Hajri. Ky i fundit në kohën kur ka humbur lënda narkotike ka qenë në burg në Holandë. I vetmi fakt që thotë akuza është përdorimi i Shijakut nga rrëmbyesit dhe koha e ndërmjetme mes vendit të rrëmbimit dhe vendit të mbërritjes. Duhej që minimalisht që akuza të provonte se ka pasur një përgatitje dhe plan mbi destinacionin.
Nuk ka pasur asnjë vend për ta planifikuar situatën, se në të kundërt s’do kishte ndodhur në një ambient publik të hapur, parking, por do ishte planifikuar një vend, supozojmë se do ishin marrë masat, edhe që pengu të qëndronte derisa të kthehej kokaina. Minimalisht do ishin hequr kamerat, dhe s’do liheshin ndezur. Ai s’do zgjidhte për një aktivitet kaq të rëndë kriminal, vendin ku ka një aktivitet dhe familjen e tij. Nuk ka një përfshirje të Altin Hajrit në këtë ngjarje. Nuk ka asnjë komunikim të vetëm mes Altin Hajrit dhe personave të përfshirë.
Nga SKY komunikimi i vetëm i Hajrit me personat e përfshirë, ndodh pas 6 muajsh. Ai e kontakton të shmangë apo ushtrojë presion tek kopshtari Festim Bixhdili të tërheq atë që ka thënë. Por çfarë thotë Altin Hajri, që ç’ka pasur për të thënë e ka thënë, përfshirë ngarkesën që ka pasur. Por çfarë shkelje penale mund të rezultojë këtu!? Asnjë veprim. Asnjë element të përfshirjes së Altin Hajrit. Deklarimet e familjarëve të Jan Prengës, asnjë dijeni apo informacion për Altin Hajrin. Marrëveshja ka karakter konkret, kur folën, çfarë, kur u takuan çfarë vendosën.
Ajo që ka ndodhur, ka ndodhur për 15 minuta. Altin Hajri ka qenë në ambientin e lokalit. Ka parë personat që kanë ardhur, me kapuç. Është interesuar, ka pyetur çfarë ndodhi, i thanë është sëmurë. I ka dhënë ëi. Ka parë shenja gjaku dhe armë, ka kuptuar se bëhet fjalë për diçka të rëndë dhe ka larguar familjarët nga biznesi.
As nuk e ka njohur Jan Prengën. Një ngjarje kriminale mund të ndodhë sot në një hotel në mes të Tiranës, fjala vjen tek “Rogner”, të fusë makinën dikush aty në parking, të lërë drogë apo çfarëdo, s’mund të fajësohet pronari i lokalit për këtë. Nëse do ishte pjesë e marrëveshjes së paku do i adresonte diku tjetër e jo në biznesin e tij.
SPAK thotë se nga pamjet duket që ka qenë duke pritur. Kë ka qenë duke pritur? Rrëmbyesit, të rrëmbyerin? Çfarë të dhënash ka SPAK që Altin Hajri ka pasur kontakt apo komunikim me rrëmbyesit? Nëse po, çfarë është komunikuar. Të priste një peng në biznesin e vet ku ishte gruaja, fëmija prindërit? Kamerat ndezur dhe ku nuk ka përgatitur një vend? Është totalisht e pakuptueshme. Ka qenë i trembur për jetën e vet dhe të familjarëve të vet. Veprimet e tij nuk kanë qenë të një njeriu të lirë, apo me vullnetin e tij, që shihet duke kapur me një shkop një grilë.
Nuk i kanë drejtuar armët, por ai ka parë armët, ka parë gjak. Është gjetur në një rrethanë që kushdo nga ne mund të gjendej, po, duhej të kishte njoftuar autoritetet, por duhet të kemi parasysh ka menduar për sigurinë e familjes së tij dhe të biznesit të tij. Duhet së paku personi ta di që është pjesë e këtij grupi, i këtij plani, por kjo nuk ka ndodhur, ka prova të papërdorshme. Regjistrimet në Encro s’janë të plota, ose ka ndërhyrje. Dalin vetëm mesazhet që ka nisur Hajri, se ç’ka thënë bashkëbiseduesi janë fshirë. Për akuzën e armëmbajtjes pa leje, nuk ka qenë e tij. As ka pasur dijeni, as akses. Kanë qenë të pozicionuara në një zonë të kompleksit për të cilat nuk ka pasur dijeni.
I ka shoqëruar një pjesë të rrugës autorët, kuptohet në ç’rrethana, i ka orientuar për në Durrës, i kanë thënë të zbresë dhe ka zbritur menjëherë në mes të rrugës, as nuk e ka ditur që Jan Prenga është ende gjallë apo ka vdekur”, mësohet se është shprehur avokati i Hajrit, Aranit Roshi.
Jan Prenga me profesion mobilier, u rrëmbye në Kamëz më 17 janar 2020 ku edhe jetonte me familjen, kur në rrugën “London” u fut forcërisht në një makinë të autorëve, Range Rover i bardhë, që rezultoi i vjedhur, dhe pas ngjarjes u gjet i djegur në Shkallnur të Durrësit. 49-vjeçari, babai i 5 fëmijëve, e pësoi prej vëllait të tij, Astrit Prenga, korrier i grupeve të trafikantëve të drogës dhe kishte vjedhur 283 kg kokainë në Portin Portsmouth, Angli, që i përkiste Dritan Rexhepit dhe Gentjan Funiqit, e cila ishte importuar nga Ekuadori në Angli.
Sipas SPAK rrëmbimi është urdhëruar prej tyre me qëllim që Astriti të kthente lëndën narkotike. Astrit Prenga është arrestuar në Angli.