“Mos u ktheni kurrë në një shoqëri pa fjalë të lirë”

Daniel Koski, i ngarkuari me punë i ambasadës së SHBA ka një mesazh të qartë për shoqërinë shqiptare, ndërsa u bëri thirrje që mos të kthehen kurrë në një vend ku mungon fjala e lirë.

I pranishëm në konferencën Kombëtare ‘Liria pa urrejtje’, Koski tha se liria e shprehjes është shumë e rëndësishme për sistemin demokratik.

Ditën e mërkurë u miratua në Parlament paketa anti-shpifje, e cila u kundërshtua nga opozita, gazetarët, shoqëria civile, por edhe qytetarët, të cilët protestuan. Pavarësisht reagimit, Kuvendi nuk ndryshoi qëndrim, duke miratuar ligjin. Tashmë pritet nëse Meta do të dekretojë ligjin apo jo.

Back to top button
LAJMET E FUNDIT